Barcelona mohon thashethemet, Ansu Fati nuk është në shitje

27 Maj 2020

Barcelona ka hedhur poshtë bisedat për shitjen e mundshme të talentit Ansu Fati.

Klubi katalunas është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tyre në kërkim të titujve të njëpasnjëshëm.

Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në Camp Nou është padyshim ylli i Juventusit, Miralem Pjanic.

Lexo po ashtu: Ansu Fati mund të përfshihet në marrëveshjen për Pjanic

Madje, gjatë ditëve të fundit ka dalë edhe një hipotezë, ku thuhet se pjesë e shkëmbimit mund të jetë edhe talenti Fati.

Megjithatë, sipas gazetës Sport, Barcelona nuk e ka ndërmend të shesë Ansu Fatin, pasi nuk është e interesuar të humbj shërbimet e tij.

Klubi italian tani mund të kthejë vëmendjen e tyre te Arthur Melo, megjithëse braziliani besohet se nuk ka dëshirë të largohej nga Barça këtë verë. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com