Barcelona mund të vendosë pesë lojtarë në bisedimet për transferimin e Lautaros

25 Mars 2020

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është objektivi kryesor i Barcelonës në afatin e ardhshëm kalimtar.

Blaugranët e kanë bërë tash e sa kohë sulmuesin argjentinas të Interit si objektivin e tyre të parë.

Por, kur mendohej se marrëveshja mund të bëhet për klauzolën e lirimit prej 111 milionë eurosh, tani thuhet se duhet 150 milionë euro për transferimin e tij.

Lexo po ashtu: Barcelona ofron 70 milionë euro dhe dy lojtarë për Lautaron

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Barcelona po shikon mundësinë e përfshirjes së lojtarëve në çdo marrëveshje për të nënshkruar sulmuesin e Interit.

Për ta bërë këtë, skuadra nga Camp Nou është e gatshme të ndajë rrugë me pesë lojtarë: Nelson Semedo, Arthur, Arturo Vidal, Carles Alena dhe Jean-Clair Todibo.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur edhe për një ofertë prej 70 milionë eurosh plus shërbimet e Semedos dhe Vidalit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com