Barcelona në kërkim të zëvendësuesit të Messit, ja kush është ”i përzgjedhuri”

Mbappe? Jo vetëm. Barcelona ka rënë në “dashuri’’ me Salah, identifikuar si lojtari ideal për sezonin e ardhshëm. Lajmi vjen nga Spanja dhe raportohet nga “Don Balon”.

Barcelona aktualisht është duke u mbështetur te Messi, ndërsa Suarez duket në vështirësi. Forma e mirë e Dembelè është ngushëlluese, por jo e mjaftueshme për të garantuar një rendiment të  vazhdueshëm për një ekip që aspiron tripletën dhe mbi të gjitha për të ndërprerë mbretërimin e Real në Champions League. Dhe Messi, sado i jashtëzakonshëm, i vetëm nuk mjafton.

Ka pasur gjithashtu një diskutim të gjatë mbi Mbappè, i cili gjithashtu është i mundshëm, sepse në Francë merkatoja është ende e hapur. E vështirë, thuajse e pamundur, që PSG-ja është të privohet nga talenti francez. Atëherë? Ideja e orëve të fundit, sipas Don Balon, është pikërisht Salah. Një zgjedhje e diktuar edhe nga marketingu. Barcelona është një qytet mesdhetar, ashtu si gjithë zona e  Afrikës së Veriut, që mund të shndërrohet në një zonë blaugrane. Është lojtari më i ngjashëm, me karakteristika, me Mbappè dhe i aftë për të vazhduar (sa më vonë të jetë e mundur) trashëgiminë e Messi-t. Kjo është arsyeja pse, sipas Don Balon, pista që të çon te lojtari i Liverpool mund të ndodhë. Natyrisht, jo menjëherë.

Teknikisht merkatoja spanjolle është ende e hapur dhe është e mundur të mbyllësh marrëveshje me të gjitha ekipet. Realisht, megjithatë, është gjithashtu e vështirë të imagjinohet se Liverpool mund të privohet nga një lojtar i tillë, pa qenë në gjendje ta zëvendësojë atë. Në Angli, në fakt, është e pamundur të veprohet “në hyrje”. Pra, gjithçka është shtyrë deri në vitin 2019. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

 

var _Hasync= _Hasync|| [];_Hasync.push([‘Histats.start’, ‘1,4131109,4,401,118,80,00010000’]);_Hasync.push([‘Histats.fasi’, ‘1’]);_Hasync.push([‘Histats.track_hits’, ”]);(function() {var hs = document.createElement(‘script’); hs.type = ‘text/javascript’; hs.async = true;hs.src = (‘//s10.histats.com/js15_as.js’);(document.getElementsByTagName(‘head’)[0] || document.getElementsByTagName(‘body’)[0]).appendChild(hs);})();