Barcelona ofron 70 milionë euro dhe dy lojtarë për Lautaron

25 Mars 2020

Barcelona thuhet se është e përgatitur t’i ofrojë Interit 70 milionë euro plus Arturo Vidal dhe Nelson Semedo për sulmuesin Lautaro Martinez.

Gazetari i njohur italian Nicolo Schira ka përshkuar ofertën e Barcelonës, megjithëse shifrat dhe lojtarët e cituar janë saktësisht të njëjtë me atë nga një raport i mediumit Diario Sport në fillim të këtij muaji.

Blaugranët thuhet se udhëheqin garën për 22-vjeçarin, të cilin ata e kishin identifikuar si pasardhësin afatgjatë të Luis Suarezit edhe pse ata mund të përballen me një konkurrencë të fortë nga rivalët e Real Madridit.

Lexo po ashtu: Neymar dhe Lautaro, dy objektivat e mëdha të Barcelonës – Katalunasit kanë gati edhe shkëmbime

Mediumi i njohur spanjoll El Mundo Deportivo e krahason interesimin mes të dy gjigantëve ‘si një luftë’.

Argjentinasi ka shënuar 16 gola në 30 paraqitje për Interin këtë sezon dhe ka impresionuar veçanërisht në garën evropiane, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Manchester United dhe Manchester City thuhet gjithashtu se po monitorojnë situatën e Martinezin, me klauzolën e lëshimit të sulmuesit prej 111 milionë eurosh që ka tërhequr klube të shumta por Spanja është objektivi i tij i parësor.

Lexo po ashtu: Interi ia bën të qartë Barcelonës dhe klubeve tjera, Lautaro largohet vetëm nëse paguhet klauzola

Marrëveshja e tanishme e sulmuesit shkon deri në qershor të 2023 dhe u nënshkrua në korrik të vitit 2018, kur Interi pagoi 24 milionë për shërbimet e tij.

Semedo dhe Vidal janë dy lojtarë që më parë kanë qenë të lidhur ngushtë me Interin, me këtë të fundit që më parë kishte një lidhje të ngushtë me Antonio Conte kur të dy ishin te Juventusi. /Telegrafi/

Lautaro, Vidal dhe Semedo (Fotomontazh)

www.telegrafi.com