Barcelona planifikon të ofrojë dy lojtarë dhe para për rikthimin e Neymarit në Camp Nou

08 Korrik 2020

Barcelona mund të rikthejë Neymarit në këtë verë në një marrëveshje sensacionale me Paris Saint-Germainin.

Sipas asaj që raporton AS, Blaugranasit janë të gatshëm të ofrojnë Antoine Girezmannin, Ousmane Dembelen dhe një shumë të parave për të rikthyer brazilianin në Camp Nou.

Lojtari 28-vjeçar ka kohë që lidhet me një rikthim te Barcelona, mirëpo në verën e kaluar asnjë ofertë nuk bindi PSG-n që të pranonte largimin e tij.

Madje, Neymari kishte dalë publikisht në media duke thënë se e dëshiron rikthimin te katalunasit, mirëpo as kjo nuk i ndihmoi.

Por, mediumi spanjoll raporton tani se sulmuesi problematik mund të rikthehet në këtë verë te Barcelona, me këta të fundit që ofrojnë dy top-lojtarët.

Për të bindur kampionin e Ligue 1 që të heq dorë nga lojtari, do të ofrojnë edhe para për të arritur akordin. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com