Barcelona po e mendon largimin e Riqui Puig

12 Gusht 2019

Barcelona po mendon që t’i largojë disa lojtarë në këtë afat kalimtar, pasi në disa pozicione kanë dy apo më shumë lojtarë.

Skuadra katalonase thuhet se është duke punuar që ta largojë në këtë afat mesfushorin Riqui Puig në formë huazimi.

Mesfushori i talentuar pritet të largohet në këtë javë nga skuadra katalunase te ndonjë skuadër nga La Liga, në mënyrë që të fitojë më shumë përvojë.

Riuqiu Puig (Foto: Barcelona FC/Twitter)

Sipas asaj që raporton Marca, lojtari 19-vjeçar ka shanse minimale që të luajë në sezonin e ri te Blaugranasit, pasi në mesfushë janë pesë emra standard.

Lexo po ashtu: Dhjetë enigmat e Barcës për sezonin e ri – nga formacioni i mundshëm, deri te rikthimi i Neymarit

Frenkie de Jong, Arthur Melo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Sergio Busquets, janë të preferuarit e Ernesto Valverdes për të bërë rrotacione në mesfushën e katalunasëve.

Kështu, Riqui Puig do të kalojë te ndonjë skuadër nga La Liga në mënyrë që të fitojë më shumë eksperiencë dhe të ketë më shumë minuta në dispozicion. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan