Barcelona pritet t’i ofrojë Messit kontratë afatgjate

09 Nëntor 2019

Barcelona po planifikon që t’i ofrojë Lionel Messit një kontratë që do ta mbajë atë në Camp Nou deri në momentin e pensionimit nga futbolli.

Jose Maria Bartomeu ka zbuluar se Balugranasit janë duke përgatitur kontratën e re për argjentinasit që është aktualisht lider i tyre.

“Për dy apo tri vitet e ardhshme, Messi do të jetë lideri ynë”, ka thënë presidenti i katalunasëve.

“Sidoqoftë, aty do të jenë lojtar të rinj që do të bëhen pjesë e skuadrës. Disa të tjerë do të vijnë nga jashtë, disa do të jenë nga La Masia”.

Lexo po ashtu: Dhjetë sportistët më të paguar për vitin 2019 – lista fillon me Messin, mbyllet me Durantin

“Ne jemi duke u përgatitur për kohën kur Leo do të largohet ga skuadra, mirëpo fillimisht ai do të nënshkruajë një kontratë afatgjate”, ka shtuar më tej Bartomeu.

Messi aktualisht është 32-vjeçar dhe në moshën 35-vjeçare mund të pensionohet nga futbolli, por e gjitha do të varet nga përgatitja e tij fizike dhe psikike deri në atë kohë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com