Barcelona, Rakitic më shumë se Messi, Suarez dhe Busquets

Ivan Rakitic ka një rëndësi thelbësore për Barcelonën. E kishte me Luis Enrique që kur erdhi në verë të 2014 dhe vazhdon ta ketë edhe me Ernesto Valverde. Kompktibiliteti i tij i thotë të gjitha, nga 227 ndeshje që skuadra katalanase ka zhvilluar në këto 4 sezone, mesfushori kroat është aktivizuar në 203 prej tyre, pothuajse 90%, më shumë se Lionel Messi, Luis Suarez apo dhe Sergio Busquets. Me “Txingurri”, siç njihet ndryshe Valverde, Rakitic po rezulton shumë i rëndësishëm, duke qenë në 45 nga 46 grumbullime dhe duke marrë pjesë në 44 ndeshje.

Humbi vetëm ndeshjen me Murcia në Kupën e Mbretit. Ndeshja tjetër që nuk luajti ishte ajo e kthimit ndaj Espanyol, ku qëndroi në stol. Në total 36 ndeshje si titullar ( në 10 prej të cilave u zëvendësua) dhe 8 si zëvendësues, duke kombinuar edhe pozicionet në fushën e lojës. Trajneri 54-vjeçar ka shumë besim të kroati dhe shifrat e tregojnë më së miri. Hera e parë që u realizua rotacioni në mesfushë, duke i dhënë oksigjen Busquets, ishte përballë Girona. Kombinimi i punës në fushë, për të shmangur thyerjen e skuadrës, sakrifica apo dhe ndihma e madhe, e kanë bërë thuajse të pazëvendësueshëm Rakitic në klubin blaugrana. Edhe me Luis Enrique ka ndodhur e njëjta gjë. E ka grumbulluar në 159 ndeshje nga 181. Mund të kishin qenë më shumë, por në një periudhë prej 10 ndeshjes ishte vetëm titullar në 3 në fund të 2016 dhe fillim 2017. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan