Barcelona refuzon PSG-në dhe vendos kushtin e saj

Edhe pse francezët e PSG-së duan që të arrijnë të nënshkruajnë me yllin brazilian të Barcelona-s Coutinho, në Katalonjë burime pranë klubin e bëjnë të qartë se “Philippe Coutinho nuk është në shitje”. Nga Parisi vijnë lajme se sheiku Nasser Al-Khelaiffi ka gati 270 milion euro për të blerë 26-vjeçarin që shënoi 8 gola në La Liga për vetëm 18 ndeshje. Kjo ofertë vjen menjëherë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës dhe është tunduese, por me sa duket jo për drejtuesit e Barça-s.

Kështu që në rast se një klub tjetër dëshiron që të firmosë me mesfushorin brazilian, çdo gjë do të jetë kundër vullnetit të klubi blaugrana, i cili kërkon 400 milion euro që ta lërë të lirë. Çdo gjë është e specifikuar në kontratën e lojtarit.

Kur Neymar firmosi te PSG, Barcelona bëri përpjekje të madhe për të afruar mesfushorin brazilian Coutinho në skuadër. Blaugranat u përpoqën që të negocionin deri në minutën e fundit gjatë verës së shkuar, por Jurgen Klopp dhe Liverpool e refuzuan disa herë, pasi kërkuan 200 milion euro që ta linin të lirë.

Me strategjinë e saj Barça e refuzoi këtë shumë që ata kërkonin, ndërsa në janar më në fund u arrit akordi mes palëve që ai të transferohej për shumën e 160 milion eurove. Kjo shumë u nda në këste, 120 milion u paguan njëherësh dhe pjesa e mbetur prej 40 milionësh në fund të sezonit. Por, Coutinho pati fatin e keq se nuk mundi që të luante në Champions League me kampionët e Spanjës. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan