Barcelona tani mendon edhe me muskuj: Arturo Vidal dhe Kevin-Prince Boateng, tregojnë se humbja nga Roma nuk është harruar

21 Janar 2019

Barcelona ka nënshkruar me Kevin-Prince Boateng në huazim me të drejt blerje.

Kjo do të jetë një nga marrëveshjet më të mëdha të janarit, pavarësisht se çfarë ndodh në pjesën e mbetur të afatit kalimtar.

Por jo blerje ka një tregon se në klub po mendohet edhe në anën fizike, ndryshe nga modeli i mëparshëm.

Boateng nuk është një sulmues i pastër sikurse klubi ka synuar dhe është 32 vjeç.

Kevin Prince Boateng, tani te Barcelona . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Ai bashkohet me Arturo Vidalin si një tjetër djalë i ashpër, që lufton dhe ka fituar shumë beteja gjatë viteve, gjë që do të sjellë muskuj në skuadër.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Barcelona e merr në huazim Kevin-Prince Boatengun

Ernesto Valverde nuk e ka harruar ende poshtërimin e vitit të kaluar nga Roma dhe kjo tregon në sjelljen e këtyre dy lojtarëve; individë që kanë përvojë, të fortë fizikisht dhe ende janë në një nivel të mirë.

Ndryshe nga Arthur Melo, as Boateng as Vidal nuk janë shembull i prototipit të Barcelonës , por kiliani ka luajtur në të tilla sisteme edhe nën drejtimin e Pep Guardiolas te Bayern Munich.

Vidal dhe Valverde

Ka kaluar 14 sezone që Barcelona ka nënshkruar dy lojtarë në moshë, apo thënë ndryshe mbi 30 vjeç brenda një sezoni, kur sollën Henrik Larssonin (32) dhe Demetrio Albertinin (33) në edicioni 2004/05.

Lexo po ashtu: Njëzet skuadrat më të shtrenjta në Evropë – Man City lë pas Real Madridin, PSG-në e Juventusin

Edhe katër sezonet më parë, ata sollën dy lojtarë mbi 30 vjeç, por njëri prej tyre ishte portier, Claudio Bravo.

Barcelona tani ka ‘planin B’ të tyre, edhe pse Guardiola gjithmonë ka deklaruar se është mirë që të mos kesh një ‘plan B’, por ta forcosh ‘planin A’. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan