Barcelona tenton gjithçka për të ringjallur blerjen e bujshme

Gjithçka tregon se Ousmane Dembele do të jetë protagonist në ndeshjen kundër Girona-s. 20-vjeçari francez është një nga bastet më të mëdhenj te Barcelona-s për cilësinë dhe të ardhmen. Por, në klub nuk duan që të nxitohen me për shkak të moshës së tij të re, për shkak të presionit që shkakton loja në ekipin e parë, mbi të gjitha, sepse vjen nga një dëmtim i rëndë që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni dhe sepse ka vuajtur edhe një tjetër problem muskulor.

Shokët e Dembele e shohin atë të bllokuar, ndërsa dinë që duhet ta ndihmojnë atë. Dinë gjithashtu se ka gjëra që peshojnë në vitin e tij të parë dhe janë aty për ta ndihmuar. E njëjta gjë mund të thuhet për trajnerët, me Ernesto Valverde-n në krye.

Meqenëse klubi është në rikonstruksion, francezi jeton me një shërbëtor në shtëpi, i kanë vendosur edhe kuzhinier në shërbim duke i bërë menunë e preferuara, të ekuilibruara, me produkte të cilësisë së lartë. Gjithashtu ka kërkuar një shofer sepse ka probleme për lëvizjen në qytet. Shtuar dhe shërbimin e sigurisë.

Francezi pret shumë miq në shtëpi dhe shpesh kërkon ushqim të shpejtë. Ousmane për këtë arsye kërkoi një zgarë në kopshtin e tij për të gatuar. Klubi për të mos rrezikuar dhe për të mos shqetësuar lojtarin, vendosën që t’i çonin në shtëpi një kuzhinier në dispozicion, gjithashtu dhe roje për sigurinë e tij. Ndër të tjera, pas operacionit të kryer në Finlandë në shtator, mjekët dhe fizioterapistët i shkojnë në shtëpi për ta vizituar në mënyrë që të mos udhëtojë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan