Barcelona zyrtarizon rinovimin me një tjetër yll

Sergi Roberto ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën. 26-vjeçari do të luajë me fanellën e katalanasve deri në vitin 2022. Klubi blaugran i ka vendosur klauzolë 500 milionë euro.

I dalë nga akademia e Barçës, Roberto debutoi me ekipin e parë në nëntor të 2010-ës, ku më pas bë pjesë e tij në 2013-ën. Spanjolli ka zhvilluar 185 ndeshje për gjigantët katalanas dhe ka shënuar shtatë gola, njërin prej tyre kundër PSG-së në Champions sezonin e kaluar.

Roberto ka fituar 18 tituj me klubin, dy herë Ligën e Kampionëve, katër herë La Liga-n. Marrëveshja e rinovimit të tij u raportua që në janar, por kishte mbetur vetëm firma e lojtarit në letër. Klauzola e tij është rritur ndjeshëm nga 40 milionë euro. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan