Bardhësi në Cardiff me Uellsin, Kombëtarja me dy fytyra

05 Qershor 2021

Kombëtarja shqiptare ka barazuar 0-0 në Cardiff ndaj Uellsit në ndeshjen e parë miqësore në qershor. Një sfidë me dy fytyra për kuqezinjtë tanë, një pjesë e parë e mirë dhe e dyta pa raste.

Shqipëria u shfaq më kërkuese në minutat e para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Uellsit, por pa një gjuajtje konkrete drejt portës.

Rast i artë për kuqezinjtë ishte në minutën e 16-të me anë të Rey Manaj, që provon një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, por sulmuesi ishte i pafat, pasi topi shkoi ngjitur me traun e portës.

Kombëtarja shqiptare qarkulloi më shumë topin, pavarësisht se pati edhe nervozizëm mes lojtarëve, ku u ndëshkuan Ismajli dhe Manaj me të verdhë. Tri goditje këndi për tanët, një për Uellsin, por asnjë rrezik në portat respektive.

Reja freskon sulmin dhe mesfushën, duke futur Cikalleshin, Seferin, Kallakun dhe Laçin, por nuk ka shumë ndryshim loja e kuqezinjve. Gjithsesi, mbyllet pa gola, një test me dy fytyra për Kombëtaren shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com