Bartomeu e pranon: Messi mund të largohet nga Barcelona në qershor

06 Shtator 2019

Josep Maria Bartomeu i ka konfirmuar raportimet e fundit në media, që Lionel Messi mund ta ndërpres kontratën me Barcelona nëse dëshiron, në fund të sezonit. 

Presidenti i Blaugranave, megjithatë është i bindur që argjentinasi do të qëndrojë në Camp Nou edhe pas verës së ardhshme.

“Ai ka një kontratë që e kemi nënshkruar dy vjet më parë”, ka thënë Bartomeu për Barca TV.

“Për vitin e fundit, ai mund të largohet nga Barcelona para fillimit të sezonit 2020/21”.

“Është diçka që lojtarët e tjerë si Xavi, [Andres] Iniesta dhe [Carles] Puyol e kanë pasur në kontratat e tyre”.

Lexo po ashtu: Shpeshtohen raportimet për largimin e Lionel Messit nga Barcelona, argjentinasi mund të vendos në janar

“Por unë jam i qetë, Leo është aq [besnik i] Barcelonës që nuk do të luajë për një klub tjetër dhe do të qëndrojë edhe përtej vitit 2021 kur i skadon kontrata”.

Bartomeu po ashtu insiston që Barcelona të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Messi të luajë përkrah më të mirëve në Camp Nou.

“Do të bëjmë gjithçka dhe më shumë që të përpiqemi t’i bëjmë lojtarët tanë të lumtur”.

🔊 Find out what FC Barcelona president @jmbartomeu had to say in his Barça TV interview on Friday 👇https://t.co/5Y0Fm8IzG0

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 6, 2019

“Çdo vit kemi ndërtuar një skuadër më të mirë se ajo më parë, megjithëse është gjithashtu e vërtetë që kemi pasur ndeshje të këqija si ato kundër Romës apo Liverpoolit”, ka thënë Bartomeu për Barca TV.

Në fund ai lavdëroi Sergio Busquetsin, Luis Suarez dhe Lionel Messi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com