Bartomeu flet rreth të ardhmes së Valverdes

16 Maj 2019

Joseph Maria Bartomeu ka marrë pjesë në prezantimin e botimit të librit “Kubala”, ku është pyetur për çështjet aktuale të Barcelonës.

Presidenti i Barcelonës ka shmangur çdo pyetje në lidhje me Antonie Griezmannit, por ka qenë i qartë sa i përket të ardhmes së Ernesto Valverdes.

Planifikimi për sezonin e ardhshëm është tashmë duke u zhvilluar, për disa kohë tani ka lojtarë që kanë nënshkruar dhe do të flasim kur të kalojë përfundimi.

“Valverde ka mbështetjen e presidentit dhe bordit. Ai është trajneri që duam, ky është një projekt afatmesëm dhe afatgjatë”, tha fillimisht Bartomeu.

“Ai ka një kontratë dhe jemi shumë të kënaqur me të, tani po merremi me lojtarët që po shërohen nga lëndimet”, tha i pari i klubit katalunas.

Lexo po ashtu: Pesë gabimet e pashpjegueshme të Ernesto Valverdes: Nga ekipi startues e zëvendësimet deri te strategjia

Theksojmë se sulmuesi francez tashmë ka zyrtarizuar largimin nga Atletico Madridi dhe pritet që të kalojë te blaugranat.

Ndryshe, Barcelona tashmë është shpallur kampion në La Liga dhe është finalist në Copa del Rey, ku do të takohet me Valencia. /Telegrafi/

www.telegrafi.com