Bartomeu tregon se çfarë ndodhi me Neymarin: Kërkoi të vinte te ne, bëmë gjithçka të mundshme – nuk e marrim në janar

06 Shtator 2019

Jose Maria Bartomeu e ka përjashtuar mundësinë që Barcelona të nënshkruajë me Neymarin në janar.

Ai e pranoi që kishte bisedime, duke zbuluar pothuajse çdo detaj që ndodhi mes Paris Saint-Germain dhe Barcelonës.

“Ai (Neymar) nuk është në planet tona për janar. Barcelona nuk mundi t’i përmbushë kërkesat e PSG [këtë verë]”.

? Find out what FC Barcelona president @jmbartomeu had to say in his Barça TV interview on Friday ?https://t.co/5Y0Fm8IzG0

— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 6, 2019

“Barcelona kurrë nuk ofroi lojtarë për Neymarin, ishte PSG që i kërkoi ata”.

“Ne bëmë gjithçka të mundshme për ta nënshkruar me të. Është një fakt që Neymar i kërkoi PSG të negociojë vetëm me Barcelonën”.

“Nënshkrimi nuk ishte i lehtë, në nivelin ekonomik ose shoqëror”.

Neymar te PSG

“[Lionel] Messi nuk më tha të nënshkruajë me Neymarin, është një mit. Lojtarët nuk flasin me klubin për nënshkrime, është departamenti i sportit, departamenti teknik dhe drejtorët që vendosin”.

Bartomeu zbuloi detajet e transferimit të Antoine Griezmann nga Atletico Madrid në Barcelona më herët gjatë verës.

Antoine Griezmann . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Klauzola e lirimit të tij u pagua me një kredi prej 60 milionë eurosh”, ka thënë Bartomeu. /Telegrafi/   

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan