Bashkëshortja e Gjokës: Vajza u trondit, i them gjithmonë mos të rrijë vetëm

23 Shkurt 2018

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka është sulmuar pasditen e djeshme pas seancës stërvitore me thikë, nga një person i paidentifikuar. Por, për fatin e tij të mirë dhe ndërhyrjes së Gilman Likës që ishte pranë nuk ka pasur ndonjë dëmtim fizik. Në kryeqytet bashkëshortja, Edit Lako tregon parandjenjën që ka pasur. “Isha duke fjetur dhe u zgjova nga një ëndërr e tmerrshme. Mora Nestin në telefon dhe më dilte i zënë. Insistova derisa sa fol dhe zëri i tij nuk ishte normal. Për fat të mirë nuk e mora vesh ngjarjen nga portalet, pasi do ishte e tmerrshme për mua”, ka thënë gruaja e trajnerit në “Panorama Sport”.

Ajo ka treguar gjithashtu edhe përjetimet e vajzës së saj. “Më kërkonte që t’i thosha Nestit të kthehej dhe qante. Nuk arrij dot ta kuptoj si mund të dhunohet një person në krye të detyrës. Sigurisht që çdokush ka preferencat e veta, por futbolli është vetëm një lojë. Unë kam shkuar vetëm njëherë në ndeshjen e parë që ai ishte në drejtim dhe jo më. Ka shumë tension në Shkodër dhe unë e marr gjithmonë në telefon, i them të mos rrijë asnjëherë vetëm, madje edhe kur ushqehet”, kanë qenë fjalët e bashkëshortes së trajnerit Gjoka. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan