Batshuayi drejt rikthimit në Ligue 1, Monaco ka bërë ofertë për të

09 Gusht 2019

Edhe pse mendohej se do të luftonte për një fanellë titullari te Chelsea, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

Sulmuesi belg, Michy Batshuayi pritet të largohet nga londinezët në drejtim të Ligue 1.

Në fakt mund të jetë një rikthim për belgun në elitën e futbollit francez ku më parë ka veshur fanellën e Olympique Marseille.

Monaco është skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Chelsea

L’Equipe ka bërë të ditur se ish-finalistët e Ligës së Kampionëve kanë ofruar 30 milionë euro te Chelsea për ta marrë lojtarin.

Chelsea është duke menduar ta shes lojtarin, pasi trajneri Frank Lampard beson më shumë te dyshja Abraham – Giroud.

Kujtojmë që prej transferimit te Chelsea, Batshuayi ka qenë i huazuar në tri skuadra si Borussia Dortmund, Valencia dhe së fundmi Crystal Palace. /Telegrafi/

www.telegrafi.com