Batshuayi rikthehet nga huazimi, Roma dhe Everton pas sulmuesit belg

11 Janar 2019

Michy Batshuayi është rikthyer në Chelsea pas huazimit gjashtë mujor te Valencia.

Klubi spanjoll nuk ka pranuar blerjen përfundimtare të lojtarit, kësisoj ai është rikthyer në Londër.

Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Londër, pasi trajneri Maurizio Sarri nuk llogarit në shërbimet e tij.

Chelsea është duke punuar për ta gjetur një skuadër që do ta blejë përfundimisht sulmuesin.

Michy Batshuayi. (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Roma është e interesuar për ta transferuar lojtarin dhe ka kërkuar huazimin e tij për gjashtë muaj me të drejt blerje në fund të stinorit.

Së fundmi garës për Batshuayin i është shtuar edhe skuadra angleze Everton.

Dy skuadrat e duan lojtarin si huazim me të drejtë blerje, por Chelsea po kërkon që ta shesë menjëherë atë.

Çmimi qĂ« klubi londinez po kĂ«rkon pĂ«r ta lĂ«nĂ« tĂ« lirĂ« sulmuesin Ă«shtĂ« 25 milionĂ« euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com