Bayern 4-0 Koln, notat e lojtarëve – shkëlqen Coutinho

21 Shtator 2019

Bayern Munichu ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Kolnit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Bundesliga.

Skuadra e Niko Kovacit ka triumfuar me shkëlqim ndeshjen ndaj Kolnit, duke treguar se jo rastësisht janë në vend të parë në tabelë dhe pa humbje deri tani.

Golat në këtë fitore të Bavarezëve u shënuan nga Robert Lewandowski (3′, 48′), Philippe Coutinho (62′) dhe Ivan Perisic (74′).

Lexo po ashtu: Bayerni shënon fitore të thellë ndaj Kolnit, Coutinho gjen golin e parë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli brazilian, Coutinho, i cili pas golit dhe asistimit u vlerësua me notë 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin mysafir Kingsley Ehizibue që u notua me 4.5.

Bayern:

Paraqitje të mira patën edhe Lewa, Perisic dhe Kimmich

Koln:

Dështuan edhe Horn dhe Schindler

/Telegrafi/

www.telegrafi.com