Bayern-Besiktas do të luhet pa tifozët turq, fajin e ka... Lyon

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Dhjetor 2017 21:37
Dhe kështu do vetë presidenti i klubit turk

Kjo ishte tërësisht e papritur! Ndeshja Bayern-Besiktas në Champions League më 20 shkurt 2018 do të zhvillohet pa praninë e tifozëve turq në Mynih. E çuditshme, sepse ata janë fantastikë!

Lajmi vjen nga “Sport1”, sajt i cili ka dhënë edhe arsyen e këtij vendimi. Siç është komentuar shpesh në medie, tifozët e Besiktas-it janë shumë problematikë, ndonëse jo të dënuar.

Vendimin e ka marrë vetë presidenti i kampionëve të Turqisë, Fikret Orman, i cili është shprehur se asnjë tifoz i skuadrës që ai drejton nuk do të jetë në “Allianz Arena”.

Kjo bëhet për të shmangur trazirat e shumta të shkaktuara prej tyre në ndeshjen e sezonit të kaluar në çerekfinalen e Ligës së Evropës kundër Lyon-it.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike