Bayern dhe Real Madrid synojnë transferimin e Kamaras në verë

03 Shkurt 2019

Boubacar Kamara është njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Ligue 1.

Qendërmbrojtësi francez këtë edicion ka pasur shumë hapësirë nga Rudi Garcia tek Olympique Marseille.

Me vetë 19 vite mbi supe, Kamara ka zhvilluar 16 ndeshje në Ligue 1 si dhe pesë të tjera në Ligën e Evropës duke shkëlqyer me paraqitjet e tij.

E falë ndeshjeve të mira të zhvilluara, Kamara ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Boubacar Kamara. (Foto : Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Sipas medieve franceze, Bayern Munich dhe Real Madrid e kanë ndjekur disa ndeshje nga afër lojtarin.

Dy gjigantët evropianë janë gati të shpenzojnë për të në verë për ta transferuar.

Kamara ka kontratë me Marseillen deri në verën e vitit 2020 dhe kjo e lehtëson largimin e tij nga Stade Veledrome.

Edhe pse kontrata e tij është afër të përfundojë, Marseille po synon të përfitojë rreth 20 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan