Bayern e mori falas në janar, tifozët e sulmojnë në stadium 22-vjeçarin Goretzka….

Tifozët e Schalke kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj vendimit të Leon Goretzka për t’u bashkuar me Bayern Munchen këtë verë.

Tifozët e pranishëm  në Veltins-Arena kanë shpalosur një banderolë, ku i bënin thirrje  22-vjeçarit të zhdukej.

Përpara ndeshjes së Bundesligës me Hannoverin, një grup tifozësh vendosën ti bëjnë të qarta, ndjenjat e tyre për lojtarin në fjalë.

Banderola lexonte: “As paratë, as trofetë nuk vlejnë më shumë se klubi ynë, ai që nuk e vlerëson këtë mund të largohet menjëherë”.

Pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re me ekipin e drejtuar nga Domenico Tedesco, mesfushori pranoi të transferohej në Allianz Arena, me parametra zero.

Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me legjendën e Bundesligës.

Drejtori sportiv i Schalke, Christian Heidel deklaroi: “Bëmë çdo gjë që mundej për të mbajtur Leon.

“Në verë u zhvillua një takim mes lojtarit dhe agjentit të tij. Përgjigja e tij ishte se kërkonte më shumë, pasi po vlerësonte ofertat.”

Liverpool dhe Manchester United ishin ekipet e tjera, që ishin të interesuara për shërbimet e Goretzka.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan