Bayern e shet Lewan, por shuma që kërkon është marramendëse

Robert Lewandowski dëshiron sfida të reja dhe është i gatshëm të braktisë Bayern Munich për shkuar në një tjetër kampionat. Kjo është të paktën ajo që gjatë gjithë sezonit ka shkruar shtypi gjerman. Edhe pse drejtuesit e klubit bavarez janë të vetëdijshëm për pakënaqësinë e lojtarit, por nga ana tjetër nuk do ta lënë të ikë aq lehtë. Siç shkruan “Bild” në një artikull në numrin e botuar sot, Bayern nuk do të pranojë asnjë ofertë prej më pak se 200 milionë euro që vjen në adresë të lojtarit. Natyrisht, ata e kanë pranuar që lojtari do të largohet dhe nuk do ta ndalojnë, por as nuk do t’i shtrojnë tapetin e kuq. Ndaj, kampionët e Bundesligës i kanë vendosur një kusht transferimit të tij, nuk do të pranojnë të negociojnë me asnjë ekip për 29-vjeçarin për një ofertë më pak se 200 milionë euro.

Agjenti i sulmuesit, Pini Zahavi po punon që të gjeje një zgjidhje dhe të kryejë me sukses kalimin e polakut drejt Real Madrid. Gjigantët bavarezë janë një nga ekipet kryesore që kanë shfaqur më shumë interes për të marrë shërbimet e tij. Gazeta spanjolle “ABC” se madrilenët do të tentojnë përsëri që të blejnë kartonin e lojtarit në këtë merkato. Por, nuk do të jetë e lehtë pasi gjermanët duan 200 milionë euro, shifër që do t’i prishë planet Realit për të nënshkruar më pas edhe me objektivin e tyre kryesor, Neymar. “Bild”, më tej shkruan se agjenti i lojtarit ka provuar të negociojë me drejtuesit e Bayern për transferimin, por thuhet se ata kanë refuzuar. Lewandowski është nën kontratë me bavarezët deri në vitin 2021 dhe është kërkuar nga ekipe si Manchester United, Chelsea dhe PSG. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan