Bayern gjen fitoren dhe Frank Ribery

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 22:44
Bayern Munich e vazhdon aty ku la vitin 2017

Bayern Munich e vazhdon aty ku la vitin 2017: te fitorja! Me rezultatin 1-3 ndaj Bayern Leverkusen, kampionët rekordmenë vazhdojnë që të marshojnë në mënyrën e pashmangshme për titullin tjetër. Dhe, për 34-vjeçarin Frank Ribery nuk duhet të jetë i fundit.

Në pjesën e parë u duk se 45 minutat do të ndaheshin në barazim, por Martinez në minutën e 32 gjen rrugën e rrjetës. Pasi kthehen nga dhomat e zhveshjes është Frank Ribery që gjen rrjetën e dytë për skuadrën e tij.

Ngushtohet rezultati për pak minuta nga vendësit e Leverkusen, të cilët shënojnë me Volland në minutën e 70. Por, bavarezët nuk iu japin më shumë hapësira, është Rodriguez që shënon golin e tretë disa minuta më vonë dhe i vë kapak fitores së parë për vitin 2018. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike