Sipas raportit të mediave angleze, ylli i Arsenal-it Aaron Ramsey do të lërë ‘Topçinjtë’ në fund të këtij sezoni. Ai nuk rinovoi me londinezët duke e lënë të hapur rrugën për të gjetur një ekip të ri në të ardhmen.
Sipas portaleve të ndryshme evropiane, Ramsey, 27-vjeç, është në ‘lupën’ e shumë skuadrave italiane, angleze, spanjolle, por në fund është Bayern Munich që ka hyrë në këtë garë. Sipas “SportBild” bavarezët duan që të kenë shërbimet e mesfushorit të qendrës, i cili është element premtues.
Pas 10 vitesh më në fund ai ka vendosur që të largohet nga Arsenal, ndërsa në Itali thonë se do të firmosë te Juventus ose te Milan, ndërkohë që Tottenham qëndron pas dere së bashku me Liverpool-in e Jurgen Klopp. Gjithsesi, situata e tij mbetet për t’u qartësuar, sepse edhe Atletico Madrid ka shprehur interesim për futbollistin në fjalë. /EDS/
***********************
Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.