Bayern i prish punë Juventusit, synon të rrëmbejë mesfushorin

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Mars 2018 17:57
Zhvillime në merkato

Bayern Munich i është bashkuar garës për të firmosur me rebelin e Liveprool-it, Emre Can. Duke iu referuar raporteve te kampionët e Bundesliga-s, ata janë duke e vënë nën “presion” mesfushorin për të arritur një marrëveshje.

Zyrtarë të Juventus-it gjithashtu kanë qenë në kontakt me menaxherët e Can, por duhet që ta bindin atë për të firmosur një para-kontratë me klubin. Ndërkohë shefi ekzekutiv i Juve-s Giuseppe Marotta ka shtuar se ka klube të tjerë në garë për lojtarin e kombëtares së Gjermanisë.

Një tjetër zhvillim shqetësues për të dy klubet, Liverpool dhe “Zonjën e Vjetër”, janë një numër të tjerë klubesh të cilët duan që të firmosin me ish-lojtarin e Liverpool, duke përfshirë dhe ish-klubin e tij Bayern Munich.

Sipas “Tuttosport” thuhet se zyrtarët e Bayern Munich po i bëjnë “presion” 24-vjeçarit që të rifirmosin me Can në verë me parametër zero, po ashtu edhe me mesfushorin e Schalke 04, Leon Goretzka. Can, sidoqoftë, duket i tunduar nga një sfidë e re, pasi ka luajtur në Bundesliga. Sidoqotë, Tuttosport vijon të besojë se Juventus është favorit për të firmosur me të.

 Can iu bashkua Liverpool-it nga Bayer Leverkusen në vitin 2014 dhe ka bërë më tepër se 100 paraqitje me klubin e Meresëside. Kontrata e tij përfundon në verë, megjithatë, me përpiekjet më të mira të Steven Gerard, ai mund të zgjasë kontratën dhe të qëndrojë në Anfield.

“Ai do të qëndrojë përtej dimrit”, tha Klopp për DAZN në janar. “Emre është ende i ri dhe po zhvillohet si një lojtar i madh dhe shumë i rëndësishëm për ne. Ndonjëherë disa lojtarë dëshirojn që të diskutojë për kontartën e tyre. Kjo nuk është e mirë për klubin, por këto janë momente që duhet t’i pranojmë”.

“Dhe për sa kohë që lojtari sillet si Emre, atëherë unë nuk kam absolutisht asgjë për t'u ankuar. Ai jep gjithçka që ka dhe identifikohet me klubin”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike