Bayern-in nuk e lënë të qetë spanjollet për Goretzka-n

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
2 Janar 2018 13:59
Gjigantët spanjollë në garë për mesfushorin gjerman

E ardhmja e Leon Goretzka do të jetë një nga temat më të nxehta deri në fund të sezonit. Mesfushorit gjerman i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe me shumë gjasa do të largohet nga Schalke 04.

Pas Bayern Munich dhe Liverpool, në garë për të marrë shërbimet e 22-vjeçarit është futur edhe Barcelona.

Barça është duke ndjekur nga afër situatën rreth lojtarit, por Bayern vazhdon akoma të jetë një rival i fortë për këtë transferim.

Trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes duke iu referuar mundësisë së nënshkrimit me futbollistin e Schalke tha për “Sport Bild” se ende nuk ka asnjë marrëveshje me lojtarin as klubin e tij.

“Është i fortë më pëlqen. Duhet që të presim e të shikojmë. Menaxheri i tij tha që ende nuk kanë vendosur kështu që në garë janë edhe spanjollët. Ndihmësi im Hermann ka punuar me të te Schalke. Ai e di saktësisht se çfarë është më mirë për të”- u shpreh Heynckess rreth Goretzka-s, duke konfirmuar interesimin.

Nga ana tjetër agjenti i Goretzka-s ka mohuar pretendimet se ylli i Schalke ka vendosur të bashkohet me Bayern në një transferim të lirë në verë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike