Bayern, James Rodriguez provokon tifozët e Benficas

Nuk ka kaluar pa rënë në sy “manita” e treguar nga James Rodriguez në momentin e zëvendësimit gjatë ndeshjes Benfica-Bayern Munchen, e vlefshme për ndeshjen e parë në Champions League. Një gjest i kolumbianit, që ka risjellë ndërmend konfliktin e vjetër mes tij dhe tifozerisë portugeze. Në zemrën e ish-lojtarit të Real Madrid ka mbetur ende Porto, klubi që e promovoi në nivelet më të larta, por edhe rivali historik i Benfica-s në kampionatin portugez. I vërshëllyer gjatë gjithë ndeshjes, në momentin e zëvendësimit James tregoi “manita”, për të kujtuar një precedent të vitit 2010, kur Porto fitoi 5-0 ndaj Benfica-s.

Niko Kovac debutoi me një fitore bindëse të Bayern Munchen kundër Benfica-s në fushën e kësaj të fundit, duke marrë tri pikët e para në grupin E të fazës së grupeve të Champions League. Episodi kontrovers ndodhi në minutën e 79-të, kur James u detyrua ti linte vendin Goretzka-s. Gjatë një interviste pas ndeshjes, për  O Jogo, kolumbiani deklaroi: “I kujtova atyre humbjen 5-0 në vitin 2010,. Vazhdoj të jem tifoz i Portos.” /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan