Bayern Munchen, ekipi i tretë më i fortë në Bundesliga

26 Tetor 2018

Ish futbollisti i Bayern-it dhe i kombëtares së Gjermanisë, Dietmar Hamann, mendon se Bayern Munchen është skuadra e tretë më e fortë në Gjermani. Bavarezët janë pas Borussia Dortmund-it dhe Moenchengladbach-it me kampionët në fuqi që tashmë po ndiejnë mjaft presion si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Situata nuk është aspak e mirë për Bayern-in, që të shtunën do të përballet me Mainz-in në 5 takimet e tyre të fundit. Hamann, i cili ka qenë pjesë e Bayern-it, në vitet 90, tha se humbja 3-0 ndaj Gladbach-ut 3 javë më parë, tregoi se ekipi ka probleme.

“Skuadra ende ndihet e pasigurt. Bayern duhet që të tregojë kujdes që diferenca me Borussia-n deri në pushimin dimëror të mos shkojë në 6 apo 7 pikë. Dortmund është në momentin më të mirë dhe aktualisht janë nr 1 në Gjermani”, tha Hamann, tani në rolin e analistit për Sky-in gjerman.

Bayern ka fituar vetëm 2 nga 6 takimet e fundit, kurse verdhezinjtë që të gjashta. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.