Bayern Munchen sfidon United për yllin serb të Serie A

26 Tetor 2018

Bayern Munchen po tregon interes për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, i cili është në radar të Manchester United dhe Juventusit. Mbrojtësi i qendrës, i cili përfaqësoi Serbinë në Kupën e Botës në Rusi e ka vendosur shpejt veten si figurë qendrore në Firence pas ardhjes së tij verën e kaluar. Shfaqjet e 21-vjeçarit deri më tani këtë sezon nuk kanë shkuar pa u vënë re nga një numër klubesh, duke përfshirë Manchester United dhe Juventus, që po mbajnë një sy në zhvillimin e tij në Serie A. Megjithatë, sipas portalit “Tutto Mercato”, kampionët e Bundesliga, Bayern Munchen e kanë piketuar 21-vjeçarin si lojtarin ideal për të përforcuar repartin difensiv dhe do të përpiqen ta rrëmbejnë nga Fiorentina.

Drejtori sportiv i klubit italian Pantaleo Corvino, u ka thënë drejtuesve të Bayern se çmim fillestar për t’u futur në negociatat është 50 milionë euro. Një shifër e frikshme për kampionët e Gjermanisë, që kanë treguar se nuk bëjnë shpenzime të mëdha, aq më tepër për një lojtar që nuk e ka treguar veten në nivelin më të lartë. Milenkoviç ka një kontratë që vazhdon deri në vitin 2022 me Fiorentinën dhe konsiderohet si një anëtar integral i skuadrës së parë nën drejtimin e trajnerit Stefano Pioli, pasi ka luajtur çdo minutë në Serie A deri më tani këtë sezon. Mbrojtësi, i cili bëri debutimin e tij për Serbinë përpara Kupës së Botës, ka grumbulluar tetë ndeshje me kombëtaren serbe, ndërsa ai luajti në të tre ndeshjet e tyre në Rusi. Gara ka nisur, mbetet për t’u parë kush do ta fitojë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.