Bayern Munchen surprizon, tenton të rrëmbejë yllin e Barcelonës

Bayern Munchen është i vendosur mirë në qendër të mbrojtjes, megjithatë drejtuesit po kërkojnë të angazhojnë mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti. Me Jerome Boateng dhe Mats Hummels, kampionët e Gjermanisë kanë dy lojtarët më të mirë mbrojtës gjermanë nën kontratë. Sëbashku ata harmonizohen si asnjë duo tjetër mbrojtëse në botë. Edhe në ekipin kombëtar, të dyja janë një pjesë integrale. Me Niklas Süle bavarezët kanë një zëvendësim mjaft të mirë në radhët e tyre. Mesfushori Javi Martinez gjithashtu mund të bëjë mirë në këtë pozicion në rast emergjence, por të dy Boateng dhe Hummels janë 29 vjeç. Duke parë të ardhmen nuk mund të jetë kurrë shumë herët për të gjetur një zëvendësuese dhe drejtuesit e Bayern po monitorojnë situatën e mbrojtësit të Barcelonës, Samuel Umtiti. Francezi u transferua nga Olympique Lyon në Barcelonë në vitin 2016.

Me një pagesë transferimi prej 25 milionë eurosh, 24-vjeçari u bashkua me katalanasit për një çmim relativisht të lirë. Sipas “Don Balon”, Manchester United, Real Madrid dhe së fundi Bayern kanë treguar interes për të angazhuar lojtarin në merkaton e verës. Gazeta spanjolle shkruan, se kampionët e Gjermanisë do të vazhdojnë me politikën e tyre, pra të shpenzojnë pak për lojtarë të rinj dhe Umtiti ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, një pazar i vërtetë. Megjithatë ky transferim nëse realizohet do të ishte një rekord për Bayern. 28 herë kampionët e Gjermanisë po shqyrtojnë mundësitë për pasardhësin e Hummels dhe Boateng. Megjithatë, 60 milionë euro do të ishte e pazakontë për një lojtar, që mund të qëndrojë në stol në Mynih, për politikën e transferimit të Bayern. Kohët e fundit, u raportua, se Bayern janë të interesuar për adoleshentin e Ajax Amsterdam, Matthijs de Ligt. 18-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Barcelonës. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan