Bayern Munich insiston: Ronaldo shumë i vjetër për ne

07 Shkurt 2020

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, e ka mohuar interesimin për Cristiano Ronaldon, duke thënë se ai është shumë i vjetër për klubin që ai drejton.  

Sulmuesi tani 35 vjeçar, ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje me Bianconerët këtë sezon.

Duke folur për TZ, presidenti i Bayern, Hainer, ka thënë se nuk e kanë ndërmend të bëjë ofertë për Ronaldon në verë.

Cristiano Ronaldo. (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images)

“Shumë emra paraqiten nëpër gazeta, dhe është plotësisht e kuptueshme, por ai është shumë i vjetër për ne”, ka thënë ai.

Juve e bleu Ronaldo nga Real Madridi për 117 milionë euro në verën e vitit 2018. /Telegrafi/

www.telegrafi.com