Bayern Munich merr fitoren e parë pas rikthimit të Bundesligës nga coronavirusi, duke mposhtur Union Berlinin

17 Maj 2020

Bayern Munich e ka marrë fitoren e parë pas rikthimin nga coronavirusi, duke mposhtur Union Berlinin 2-0 në kuadër të javës së 26-të në Bundesliga.

Pas 19 minutash lojë, Bavrezët arritën të kalonin në epërsi me golin e shënuar nga Thomas Muller, mirëpo atë e anuloi VAR-i shkaku i pozitës jashtë loje.

Por, Bayerni fitoi një penallti në minutën e 40-të, të cilën në gol e konvertoi Robert Lewandowski, duke shkuar kështu në pushim e pjesës së parë me epërsi.

Foto: Bayern Munich/Twitter

Edhe 45 minutëshi i dytë ishte i dominuar nga kampioni në fuqi i Bundesligës, që krijoji disa raste për të thelluar epërsinë e tyre, mirëpo nuk u treguan të saktë.

Dhjetë minuta ma përfunduar koha e rregullt, Benjamin Pavard (80′) e dyfishoi rezultatin me një asistim te Joshua Kimmich.

Me këtë fitore, Bayerni ka përforcuar pozitën e parë me 58 pikë, katër më shumë se vendi i dytë Borussia Dortmundi, ndërsa në javën e 27-të do të takohen me Eintracht Frankfurtin. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com