Bayern Munich mposht Bayer Leverkusenin, fiton edhe Kupën e Gjermanisë

04 Korrik 2020

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 4-1 në finale të Kupës së Gjermanisë.

Ndeshja e zhvilluar në Olympiastadion të Berlinit, nisi shumë mirë për bavarezët, që kishin dy raste të mira me Leon Goretzkan dhe Serge Gnabryn, por që nuk arritën të shënonin.

Por goli erdhi në minutën e 16-të. David Alaba shënoi me një gjuajtje perfekte nga goditja e dënimit.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Bayernin.  Serge Gnabry shënoi gol pas një asistimi të Joshua Kimmich (2-0).

Në pjesën e dytë Bayerni arriti që të shënojë edhe dy herë.

Fillimisht ishte Robert Lewandowski që shënoi për 3-0 me një goditje të bukur nga distanca.

‘Aspirinat’ provuan të kthehen në lojë kur shënoi Sven Bender, pas një asistimi të Kerem Demirbay (3-1), por ishte e gjitha çfarë bënë në këtë ndeshje.

Krejt në fund ishte Robert Lewandowski që shënoi golin e dytë personal për 4-1.

Deri në fund më nuk kishte gola dhe Bayern Munich fitoi edhe Kupën e Gjermanisë pas kampionatit.

Kjo është herë e 20-të që Bayern Munich fiton Kupën e Gjermanisë apo DFB-Pokal. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com