Bayern Munich mposhtet përsëri, Monchengladbach vazhdon të mbetet lider

07 Dhjetor 2019

Bayern Munichu ka humbur në udhëtimin e tyre te Borussia Mochengladbach me rezultat 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në Bundesliga.

Pas humbjes nga Bayer Leverkusen, Bavarezët janë mposhtur përsëri në kampionat, kësaj radhe nga Monchengladbach.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim dhe shumë raste të mysafirëve, por pa sukses.

Rastet më të mira në këtë pjesë i patën Robert Lewandowski (14′, 16′), Thomas Muller (26′) dhe Ivan Perisic (36′), por shifrat nuk ndryshuan.

We've had the better of it so far, but go into the break goalless. ⚖️#BMGFCB pic.twitter.com/G25tAiyAig

— FC Bayern English (@FCBayernEN) December 7, 2019

Pjesa e dytë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat arritën të shënojnë edhe dy gola të gol.

Ta parët në epërsi kaluan Bavarezët në minutën e 49-te me anë të Perisic që shënoi për 0-1, ndërsa vendasit barazuan me anë të Ramy Bensebaini (60′), i cili shënoi për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli përsëri Bensebaini që shënoi në shtesë për rezultatin përfundimtar 2-1.

IS THIS THE REAL LIFE? 🐎💚#DieFohlen #BMGFCB 2-1 pic.twitter.com/uBm2QxX3XX

— Gladbach (@borussia_en) December 7, 2019

Pas kësaj fitore, Gladbach mban pozitën e parë me 31 pikë, ndërsa Bayerni renditet i gjashti me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Werder Bremenit, ndërsa Monchengladbach udhëton te Wolfsburgu. /Telegrafi/

www.telegrafi.com