Bayern Munich synon talentin e Fiorentinas, mund të ofrojë deri në 50 milionë euro

27 Tetor 2018

Bayern Munich ka shprehur interesim për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, sipas medieve italiane. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Fiorentina i ka bërë të ditur gjigantit gjerman se për Milenkovic nuk do të pranojnë oferta më poshtë se 50 milionë euro.

Mbrojtësi serb tërhoqi vëmendjen e disa klubeve evropiane pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës në Rusi këtë verë, me Manchester Unitedin dhe Juventusin në mesin e tyre. Kampioni i Bundesligës e ka shprehur interesimin më serioz nga të gjithë, megjithatë. Fiorentina, në anën tjetër, bazohet te vlera e Matthijs de Ligt në merkato dhe çmimin e transferimit rekord të Virgil Van Dijkut janarin e kaluar, për t’ia vendosur çmimin mbrojtësit të vet. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan