Bayern Munich tenton transferimin e Coutinhos

12 Gusht 2019

Barcelona është duke e kërkuar me ngulm shitjen e Philippe Coutinhos në këtë afat kalimtar.

Skuadra katalunase është e zhgënjyer me formën që ka treguar gjatë një viti e gjysmë anësori brazilian, andaj po tentojnë shitjen e tij.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Bayern Munich ka bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e Coutinhos për një transferim  të mundshëm nga Blaugranasit.

Gjigantët nga Bundesliga po e kërkojnë më ngulm transferimin e mesfushorit ofanziv, pasi në fund të sezonit të kaluar kanë humbur shumë lojtarë të rëndësishëm.

Nga Allianz Arena u larguan lojtarët si Arjen Robben dhe Franck Ribery, andaj Bavarezët e duan zëvendësimin e tyre.

Lexo po ashtu: Katër klube evropiane në garë për Coutinhon

Bayerni është afër kompletimit të transferimit të Ivan Perisicit nga Interi, që tashmë i ka kompletuar testet mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizmi.

Nga ana tjetër, skuadra gjermane do të tentojë ta transferojë edhe Coutinhon për krahun e majtë dhe ta kompletojë fazën e sulmit për sezonin e ri. /Telegrafi/

www.telegrafi.com