Bayern Munichu ofron 90 milionë euro për Dybalan

03 Qershor 2019

Bayern Munichu thuhet se është shumë afër ta transferojë Paulo Dybalan nga Juvenusit, në përpjekje për t’ia rrëmbyer kështu argjentinasin Manchester Unitedit nga dora.

Klubi gjerman ka kohë që ka shfaqur interesim për sulmuesin argjentinas që ka mbetur në bankën rezervë te  Zonja e Vjetër, ndërsa po mendojnë që të ofrojnë 90 milionë euro për shërbimet e tij.

Sipas Correire dello Sport, Bayern Munich është duke shpresuar që ta transferojë Dybalan nga Juventusi, gjersa po i premtojnë vendin e titullarit.

Paulo Dybala (Foto: Juventus/Twitter)

Sulmuesi argjentinas ka vuajtur me arritjen e Cristiano Ronaldos në verën e kaluar te Zonja e Vjetër, duke shënuar vetëm pesë gola në sezonin që lamë pas.

Bayerni është i interesuar seriozisht në transferimin e Dybalas, pas largimit të Arjen Robbenit dhe Franck Riberys në përfundim të sezonit.

Lexo po ashtu: Pesë destinacionet e mundshme për Paulo Dybala

Por, gjigantët nga Serie A raportohet se janë duke kërkuar mbi 100 milionë euro që ta lirojnë nga kontrata yllin argjentinas, pasi kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan