Bayern, tripletë golash dhe fitoresh; Leverkusen mbahet vetëm 10 minuta (VIDEO)

Bayern Munchen siguroi këtë të shtunë fitoren e tretë në po kaq ndeshje në sezonin e ri të kampionatit gjerman duke mundur 3-1 Bayer Leverkusen në “Allianz Arena”. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e pestë, por po kaq minuta më vonë bavarezët gjetën golin e barazimit ndërsa pa kaluar ende gjysma e pjesës së parë shënuan edhe të dytin, për të mbyllur llogaritë me golin e tretë realizuar në minutat e fundit pasi Leverkusen kishte mbetur me 10 vetë.

Ndeshja nisi në “malore” për kampionët në fuqi kur Thiago Alcantara preku topin me dorë në zonë, por gjyqtari akordoi penallti vetëm pasi u këshillua me VAR-in. Wendell i Leverkusen mori përsipër të provonte përballë Neuer dhe nuk gaboi.

Bayern u hodh menjëherë në sulm dhe për pesë minuta arriti të barazonte. Correntin Tolisso, i vendosur titullar nga Kovac, dërgoi me të majtën topin në rrjetë duke finalizuar një aksion fantastik nga e djathta, me shumë kombinime. Nëntë minuta më vonë ishte i “pavdekshmi” Arjen Robben që dhuroi një perlë për tifozët bavarezë, pasi e majta e tij ishte pamundur të ndalohej nga portieri i miqve, Lukas Hradecky. Holandezi pati një tjetër mundësi në pjesën e parë, por këtë herë topi përfundoi ngjitur me shtyllën.

Tre minuta nga fundi i pjesës së parë Tolisso pësoi një dëmtim dhe u zëvendësua nga James Rodriguez, duke “prodhuar” kështu të vetmin lajm të keq të ditës për Bayern.

Dhjetë minuta pas fillimit të pejsës së dytë, Kovac rregullon ekulibrat në skuadër duke larguar Gnabry për të futur në lojë Javi Martinez, ndërsa Bayern ruajti dominimin për të mos i lënë më shumë hapsira kundërshtarëve.

Leverkusen ia bëri edhe më të lehtë fitoren bavarezëve kur Karim Bellarabi bëri një ndërhyrje të tmerrshme ndaj kundërshtarit të tij vetëm 7 minuta pasi ishte futur si zëvendësues.

Në të 89-n ishte James Rodriguez që realizoi bukur me kokë pas një aksioni të nisur po vetë e të finalizuar me gjuajtjen e tij të saktë pas krosimit të Thiagos./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan