Bayern tundon lojtarin e Barcelonës, frikësohet Valverde

Ivan Rakitic bëri një sezon fantastik me Barcelonën dhe paraqitje të shkëlqyer me kombëtaren e tij, Kroacinë në Botëror, ku arritën deri në finale. Megjithatë, në fund triumfuan francezët.

Përformanca e tij e mirë në La Liga me fanellën blagurane dhe në arënën ndërkombëtare në turneun “Rusi 2018”, ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve gjigante në Evropë. Njëri prej tyre që po insiston për të marrë shërbimet e mesfushorit është Bayern Munich. Kampionët e Bundesligës po përpiqen që të bindin drejtuesit katalanas dhe lojtarin për të nënshkruar në “Allianz Arena”. Mirëpo, Kovacic është lojtar shumë i domosdoshëm për trajneri Ernesto Valverde. Ndërkohë që nga ana tjetër, tekniku i bavarezëve, Niko Kovac ka ngritur në këmbë drejtuesit e klubit që të bëjnë çmos për ta sjellë kroatin në Mynih.

Bayern është i gatshëm të paguajë deri në 70 milionë euro për mesfushorin. Një shumë që natyrisht i tundon të dy palët, si lojtarin ashtu edhe Barçën. Ish-lojtari i Sevillas ka shprehur dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou”, por pas kësaj ofertë gjerat mund të ndryshojnë, pasi në Bayern atij do t’i ofrojnë një ‘kontratë ari’dhe pozicionin e siguruar. Rakitic është pjesë e Barcelonës që në 2014-ën, ku ka qëndruar për katër sezone rresht, ku ka luajtur në 135 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan