Bayern – Wolfsburg, formacionet zyrtare

09 Mars 2019
Bayern – Wolfsburg, formacionet zyrtare

Bayern Munich do të jetë nikoqir i Wolfsburgut në javën e 25-të të Bundesligas.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë në vitin 2019.

Ekipi i udhëhequr nga Niko Kovac ka marrë katër fitore në katër takimet e fundit dhe synon të arrijë tre pikëshin e pestë radhazi.

Përballë kampionëve do të jetë Wolfsburgu, një skuadër që gjithashtu po kalon një moment të mirë, ku në katër takimet e fundit nuk di për humbje duke marrë dy fitore dhe dy barazime.

Eure Tipps für das Match gegen die Wölfe❓🐺👇#Packmas pic.twitter.com/yDkVkhJXXx

— FC Bayern München (@FCBayern) March 8, 2019

Bayern ka barazuar me pikë Dortmundin dhe synon që të vazhdojë luftën për titull.

Në anën tjetër Wolfsburg ka udhëtuar drejt Munichut me të vetmin qëllim që të befasojë bavarezët pasi janë duke luftuar për të dalë në Evropë.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Hummels, Boateng, Rafinha, Martinez, Alcantara, Gnabry, Rodriguez, Muller, Lewandowski.

Die Aufstellung für #FCBWOB #packmas pic.twitter.com/LU5TCu9G5T

— FC Bayern München (@FCBayern) March 9, 2019

Wolfsburg: Pervan, William, Knoche, Brooks, Roussillon, Arnold, Guilavogui, Gerhardt, Klaus, Weghorst, Mehmedi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com