Bayern zhgënjen sërish, Dortmund merr një tjetër fitore (video)

Bayern zhgënjen sërish, Dortmund merr një tjetër fitore (video)

Bayern Munchen vazhdon që të zhgënjejë. Bavarezët morën një barazim të hidhur në “Allianz Arena” kundër rivalëve të Fortuna Dusseldorf-it me rezultatin 3-3. Një situatë aspak e mirë për trajnerin Niko Kovac që nuk po arrin që t’i bëjë tifozët të buzëqeshin.

Gjigandët gjermanë pësuan gol në shtesë, duke humbur kështu dy pikë. I jashtëzakonshëm për miqtë Dodi Lukebakio, që realizoi tripletë. Ndërkohë që vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe pas 20 minutash kryesonin 2-0 (Sule 17’ dhe Muller 20’). Në të 44’ erdhi goli i parë për miqtë që gjithsesi pësuan një tjetër nga Muller në të 58’. Por Lukebakio shënoi në të 77’ dhe tronditi Bayern-in në shtesë.

Kryesuesit e Borussia Dortmund-it morën një fitore me vlerë në transfertë ndaj Mainz 05 me rezultatin 1-2. Verdhezinjtë kaluan në avantazh në të 66’ falë Paco Alcacer, ndërsa pas 4 minutash barazoi Robin Quaison. Goli i fitores u shënua nga Lukasz Piszczek në të 76’.