Bayerni dëshiron rikthimin e Guardiolas në verë

13 Nëntor 2019

Bayern Munichu është i interesuar të rikthej në skuadër, ish-trajnerin e tyre Pep Guardiola.

Kampionët gjermanë po kërkojnë të emërojnë pasardhësin afatgjatë të Niko Kovac në fund të sezonit, pasi kroati u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Emri i fundit që po lidhet me stolin e Baverezëve është trajneri i Manchester Cityt, Guardiola.

Lexo po ashtu: Gjashtë trajnerë në listën e Bayernit për ta zëvendësuar Kovacin

Sipas mediumit gjerman Sport Bild, Bavarezët dëshirojnë ta rikthejnë ish-trajnerin e tyre, Guardiola, në Allianz Arena verën e ardhshme.

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel dhe trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag po konsiderohen gjithashtu për këtë pozicion. /Telegrafi/

www.telegrafi.com