Bayerni dëshiron ta 'shpëtojë' Balen nga Real Madridi

16 Qershor 2019

Bayern Munichu është klubi i fundit që po interesohet për transferimin e anësorit të Real Madridit, Gareth Bale.

Trajneri i Bavarezëve, Niko Kovac, është në kërkim për të shtuar mundësitë e tij sulmuese pas largimit të legjendave të klubit Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Sipas mediumit britanik The Sun, trajneri kroat e ka etiketuar yllin e Real Madridin, Bale, si pasuesin e dy legjendave të larguara.

Lexo po ashtu: Fillon ‘misioni fshesa’ te Real Madridi – 17 lojtarë do të largohen nga mbretërit

Bayerni është i përgatitur të paguajë pagën e lojtarit prej 350 mijë funtesh në javë në baza të përkohshme, një shifër që po pengon klubet e Ligës Premier.

Bale nuk ndihet i lumtur te Real Madridi

Bavarezt janë gati t’i ofrojnë Balet një marrëveshje huazimi njëvjeçare për tu larguar nga Mbretërit, ku nuk po ndihet i lumtur me Zinedine Zidanen.

Përveç Bayernit në garë për lojtarin janë edhe skuadrat angleze, Manchester Unitedi dhe Chelsea, ndërsa pëlqehet edhe nga italianët e Interit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan