Bayerni dhe Atletico rivalizojnë Unitedin për Perisicin

15 Dhjetor 2018

Interi thuhet se është i përgatitur të shesë Ivan Perisic për 50 milionë euro në verën e ardhshme, ndërsa konkurrenca pritet të jetë e madhe për të.

Jose Mourinho nuk ka bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për të nënshkruar me reprezentuesin e Kroacisë, profili i të cilit u ngrit pas Kupës së Botës 2018.

Nerazzurrët hodhën poshtë disa oferta të mëdha nga Djajtë e Kuq, pasi ishin të ulëta sipas tyre.

Lexo po ashtu: Perisic mund të largohet në janar nga Interi

Klubi italian nuk tentoi të lëkundet kurrë nga çmimi i kërkuar prej 50 milionë eurosh për shërbimet e kroatit.

Ivan Perisic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës Tuttosport, ky objektiv mbetet i njëjtë, por Manchester United tani përballet me konkurrencë të ashpër nga disa gjigantë të tjerë evropianë.

Bayern Munich dhe Atletico Madrid janë gjithashtu të interesuar për transferimin e Perisicit.

Lexo po ashtu: Perisic: Isha afër transferimit te Unitedi, Spalletti më bindi të qëndroj te Interi  

Edhe disa klube tjera të Ligës Premier potencialisht janë duke e shikuar situatën e kroatit.

Megjithatë, Interi duhet të luftojë edhe më shumë për të arritur 50 milionë euro, pasi shfaqjet e tij këtë sezon kanë qenë shumë larg nga ato me Kroacinë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan