Bayerni dhe Juve afër marrëveshjes për huazimin e Mandzukicit

09 Gusht 2019

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, po konsideron një transferim në formë huazimi te Bayern Munich me mundësi blerje, pas refuzimit që i bëri Manchester Unitedit.

Sipas raportimeve të shumta, anësori kroat ishte vendosur të kalonte në Old Trafford në ditën e fundit të afatit për 15 milionë euro, por më pas ndërroi mendje.

Tani, Sky Sport Italia raporton se Zonja e Vjetër është në bisedime të avancuara me Bavarezët që kroati të transferohet në formë huazimi ose me një detyrim për ta blerë për 15 milionë euro.

Das Bild, nga ana tjetër, raporton se ishte trajneri i Bayernit, Niko Kovac, ai që sugjeroi Mandzukicin si shënjestër, por hierarkia e klubit nuk ishte e bindur.

Lexo po ashtu: Mandzukic arrin marrëveshje personale me Unitedin

Për kroatin do të ishte një rikthim në Allianz Arena, pasi tashmë ka luajtur atje nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Mandzukic tani është 33-vjeçar, mirëpo në muajin prill të këtij viti nënshkroi kontratë të re me kampionët e Serie A-së deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan