Bayerni ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e tij, por publikohen fotot e Sanes me fanellë të Bayernit

02 Korrik 2020

Më në fund është zyrtare dhe Leroy Sane është lojtari më i ri i Bayern Munich.

Kampioni i shumëfishtë i Gjermanisë e ka transferuar yllin gjerman pas shumë bisedimeve me Manchester Cityn.

Edhe përkundër që marrëveshja nga asnjëri klub nuk është publikuar, tanimë fotot e prezantimit kanë dalë në publik.

Sane ka arritur marrëveshje prej kohësh me Bayernin, ndërsa ka mbetur tani që dy skuadrat të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Besohet se transferimi i anësorit te Bayern do të bëhet për 50 milionë euro.

Tani pas publikimit të fotove nga çasti në çast pritet që edhe Bayern ta zyrtarizojë afrimin e tij dhe t’i zbulojë detajet e transferimit. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com