Bayerni ende nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare të James Rodriguez

12 Janar 2019

James Rodriguez ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.

Futbollisti kolumbian është i huazuar te Bayern Munich nga Real Madridi, por që klubi gjerman ka të drejtën e blerjes në fund të këtij stinori.

Është përfolur një largim i mundshëm i tij nga Bayerni gjatë afatit kalimtar të janarit, por kjo gjë duke se nuk do të ndodhë.

Ka qenë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic që ka thënë se lojtari nuk do të largohet në janar.

James Rodriguez (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

“James është duke u ndjerë rehat, ne presim edhe më shumë nga ai. Ai e di se sa i rëndësishëm është për ekipin. Nuk do të largohet nga ne në janar”, tha Salihamidzic.

Krejt në fund drejtori sportiv ka thënë se ende nuk kanë vendosur për blerjen përfundimtare të lojtarit.

“Ne kemi ende kohë për të vendosur nëse do ta blejmë përfundimisht apo jo. Gjithçka është në dorë tonën”, tha Salihamidzic. /Telegrafi/

www.telegrafi.com