Bayerni është skuadra e vetme që ka bërë ofertë zyrtare për Sergino Dest

18 Maj 2020

Barcelona, Paris Saint Germain, Tottenham Hotspur dhe Juventus janë skuadrat e fundit që janë futur në garë për Sergino Dest.

Mbrojtësi amerikan i Ajaxit ka bërë një sezon të madh, megjithatë deri më tani ka pasur vetëm një ofertë zyrtare për të.

Ka qenë e përditshmja holandeze De Telegraaf që ka raportuar se vetëm kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich ka bërë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e djathtë.

Bavarezët kanë ofruar 20 milionë euro muajin e kaluar, ofertë që është refuzuar nga Ajaxi.

Kampioni në fuqi i Eredivisie, ka kërkuar nga Bayerni që të ngritë ofertën e tyre në 30 milionë euro për anësorin.

19-vjeçari ka bërë një sezon të madh, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë këtë edicion.

Bayerni duhet ta ngrit ofertën për ta transferuar mbrojtësin Dest në Allianz Arena, por tani nuk do ta ketë të lehtë këtë gjë, duke parë skuadrat e interesuara për reprezentuesin amerikan. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com